Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen, miqtë dhe të afërmit e Admir Jusufit. 22-vjeçari shqiptar nga Reçica e Vogël ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani pas një aksidenti me motoçikletë katërrotëshe.
Sipas informacioneve të publikuara, aksidenti ndodhi në Gjermani, ku i riu jetonte prej vitesh. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Vdekja e tij ka pikëlluar familjarët, shokët dhe gjithë ata që e kanë njohur. Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe kujtime për 22-vjeçarin, i cili kujtohet si një djalë i sjellshëm, punëtor dhe i respektuar nga të gjithë.
Familjes Jusufi dhe të afërmve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
